Heber Lopez, kryeredaktor në gazetën online, NoticiasWeb, u vra në qytetin e Salina cruz, Meksikë.
Policia tha se ai ishte qëlluar kur sapo kishte dalë nga studio e regjistrimit dhe dy të dyshuar janë marrë në pyetje. Një nga gazetarët e tjerë, postoi një foto nga skena e krimit duke shkruar “Ne kemi vetëm një penë”.
Vrasja e Lopez e çon në 5 numrin e gazetarëve të vrarë vetëm në vitin 2022. Më 31 janar, Roberto Toledo, një operator kamere për një gazetë tjetër online, u vra teksa po përgatitej për një intervistë në Zitacuaro.
Në kufi të qytetit të Tijuanës, gazetari Lourdes Maldonado Lopez, u gjet i vdekur brenda makinës së tij më 23 janar dhe 6 ditë më vonë u vra dhe një reporter krimi, jashtë shtëpisë së tij.
Reporteri Jose Luis Gambos u vra në bregun e Gulf në Veracruz, në një sulm më 10 janar.
Burimi:The Guardian/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje