Bota

Sulmoi me thikë policët, vritet një person në një stacion treni në Paris

Gazeta Si – Dy policë francezë qëlluan dhe vranë një burrë, i cili mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 7, kishte kërcënuar disa oficerë pranë stacionit të trenit Gare du Nord në Paris me një thikë me teh rreth 30 centimetra.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin shkroi në Twitter se “një patrullë policie u kërcënua nga një individ i armatosur me thikë në rajonin Ile-de-France” dhe se agjentët “përdorën armën e tyre për të shmangur çdo rrezik për veten dhe për udhëtarët”.

Ministri i Transportit Jean-Baptiste Djebbari tha për “Rmc” se sulmuesi ishte “i njohur për shërbimet e policisë.

Mediat franceze raportojnë se motivi terrorist është i përjashtuar”. Sipas dëshmitarëve, i dyshuari ka kërcënuar për disa minuta oficerët, të cilët e kanë urdhëruar të heqë armën. Mes agjentëve nuk ka viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë