Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Shkodër në mbështetje të kandidatit Bardh Spahia i shoqëruar kësaj here edhe nga kryetarja aktuale e Bashkisë, Voltana Ademi.
Berisha tha gjatë fjalës së tij atë që po përceptohet në fakt gjatë gjithë kësaj fushate se ai ka zgjedhur që këtij procesi të pjesshëm lokal t’i japë një ngjyrim kombëtar.
“Siç e dini, ne jemi në një fushatë elektorale, faktikisht më shumë kombëtare se sa lokale për nga rëndësia e saj, sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime kryesore: Një, që të jemi opozitë e vërtetë. Sepse njeriu fals, opozita false, jo vetëm që nuk vlen, por dëmton dhe në botën e qytetëruar që kur ka lindur demokracia, është përcaktuar se shoqëria ka qeveri, ka edhe opozitë që e kundërshton dhe bën transparencën, ndërsa ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin, me drogën, që nuk ka interesa tuaja si më kryesoret të vendit, por ka interesa të pasurimit të ministrave, zyrtarëve…”, tha Berisha duke nënvizuar se beteja është ndaj Ramës por edhe Bashës.
“Ne përballemi me qeverinë e Edi Ramës që nuk njeh asnjë rregull, por edhe me Lul Bravën, të cilit Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD-së, kurse tani është votim i humbur, sepse ia ka dhënë Edi Ramës Lul Brava. Ju bëj të qartë se logoja që duhet votuar është logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati Bardh Spahia”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje