Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka intensifikuar takimet me kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” duke i prezantuar në çdo zonë ku ata garojnë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka bërë të njëjtën gjë me kandidatët e tij.
Zyra e shtypit e PD-së përcjellë çdo ditë foto dhe informacione nga takimi i secilit prej tyre ku në fushatë janë shfaqur edhe lidershipi i partisë, por në asnjë prej tyre nuk është parë Lulzim Basha.
I tillë ishte edhe prezantimi në Durrës, Shkodër apo Rrogozhine përmes takimesh në salla të mëdha, porse nga PD-ja zyrtare niveli më i lartë i përfaqësimit ishte me atë të nënkryetarit.
Lulzim Basha sa duket po përpiqet të mos i japë rëndësinë që kanë marrë zgjedhjet në gjashtë bashki, diçka që ai e ka lënë të kuptojë edhe shkarazi nëpër intervista televizive.
Ai është fokusuar më së shumti në identifikimin e figurës së kandidatëve sa kohë që këto zgjedhje votohet pikërisht për ata.
Por ndryshe e mendon kahu tjetër ai që mbështet Sali Berishën.
Ish-nënkryetari i PD-së, Edi Paloka komentoi në Facebook.
“Pse L.B. i ka braktisur kandidatët e tij? Pse as nuk i prezantoi e as nuk iu del në krah asnjërit prej tyre?! Si mund të besojnë se do të marrin votat e demokratëve, kandidatët e L.B., kur i pari që i ka braktisur është pikërisht L.B.?
Arsyeja është e qarte në fakt: L.B e di se rezultati i të emëruarve prej tij do të jetë turpërues dhe si gjithmonë, kërkon të shmangë përgjegjësinë e tij për humbjen e radhës për të dalë më pas e për të deklaruar: “Beteja jonë sapo ka filluar”!
Për fat të keq ‘betejat’ e L.B. tani janë vetëm për të fuqizuar në pushtet Edvin Ramën!”, shkruan Paloka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje