Gazeta Si – Pas disa javësh tensioni në kufirin ukrainas, Rusia njoftoi të mërkurën në mëngjes përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska, ku vendosja e trupave kishte nxitur frikën e një pushtimi të Ukrainës.
“Ushtarët, – tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, – po kthehen në garnizonet e tyre”. Lajmet pasojnë një tërheqje fillestare të trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës të martën.
Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin drejt pikave të tyre të përhershme të dislokimit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në të njëjtën kohë, televizioni shtetëror transmetoi imazhe të njësive ushtarake që kalojnë një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia me kontinentin.
Më herët, presidenti amerikan Joe Biden tha se një sulm i mundshëm i Rusisë ndaj Ukrainës do të kishte pasoja edhe në SHBA.
Ai tha se republikanët dhe demokratët ishin të bashkuar në dëshirën e tyre për të mbrojtur parimet më themelore, dypartiake dhe amerikane.
“Ne jemi të etur për të negociuar marrëveshje të shkruara me Rusinë, për të propozuar masa të reja për kontrollin e armëve dhe transparencën”.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se diplomacisë duhet t’i jepet “çdo mundësi për të qenë e suksesshme. Ne nuk duam të destabilizojmë Rusinë, por SHBA nuk e ka verifikuar ende një tërheqje të trupave ruse në këtë fazë”.
Sipas tij, SHBA-të janë gati të ulen në tryezë të bisedojnë, por “rreziku i një sulmi ndaj Ukrainës mbetet i mundshëm”.
Ndërhyrja e Bidenit pritej veçanërisht pas një dite në të cilën po ndiqeshin zërat për një sulm të afërt rus në Ukrainë, një sulm i paralajmëruar ditët e fundit nga 007 amerikane.
Megjithatë, qeveria e Moskës ka njoftuar fillimin e tërheqjes së trupave nga kufiri pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.
Më herët Putin, në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Scholz, kishte paralajmëruar: “Nuk do ta pranojmë kurrë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë tanë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje