Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg tha gjatë paradites së të mërkurës se trupat ruse jo vetëm që nuk janë tërhequr, por po vazhdojnë të rriten në numër përgjatë kufirit ukrainas.
“Rusia po rrit forcat ushtarake në kufi”,-tha Stoltenberg, duke kundërshtuar deklaratën nga Moska për tërheqje.
Ndërkohë, ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s po bëhen gati të takohen mbi këtë çështje në vijim.
Pak më herët gjatë javës, Vladimir Putin tha se po kryhet një tërheqje e pjesshme e trupave.
Norvegjia i bëri thirrje NATO-s, për të qenë gati për më të keqen, me shpresën se Putin do të ketë dëshirë për zbutjen e krizës.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje