Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka ndarë foto me kryeministrin Edi Rama nga takimi i një dite më parë në Uashington.
Blinken shkruan se ishte kënaqësi të mirëpriste Ramën për të festuar 100- vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Glad to host Albanian Prime Minister @ediramaal and celebrate the 100th anniversary of U.S.-Albanian diplomatic relations. Looking forward to the next 100 years! pic.twitter.com/BpycaYikDM
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 16, 2022
“Kënaqësi të mirëpres kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, shkruan Blinken.
Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Rama-Blinken festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se Sekretari Blinken i shprehu kryeministrit Rama mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.



“Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin e fortë të Shqipërisë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus. Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për pranimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Rama më herët mbajti një fjalë në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e OKB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje