Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë për Zërin e Amerikës fill pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Në intervistë u cek edhe diskutimi mes Ramës dhe Blinken dhe propozimi i SHBA që me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të ushtrojnë “bashkëpenëmbajtjen”. “Kjo është një praktikë e njohur në KS, ku dy vende vendosin të bashkohen për dosje të caktuara. SHBA na e ofroi këtë dhe ne e pranuam me shumë kënaqësi”, tha Rama.
Por u fol për aktualitetin politik në Shqipëri. Rama foli për incineratorët, për të cilët tha se janë vepra publike që janë në shërbim të qytetarëve dhe se përgjegjësia për afera korruptive në to është individuale.
Kryeministri mori me rezerva edhe indeksin e “Transparency International”, sipas të cilit Shqipëria nuk ka bërë përparim në dhjetë vitet e fundit në luftën kundër korrupsionit, ceku çështjen e reformës territoriale dhe zgjedhore, ku tha se është i hapur për çdo diskutim me Lulzim Bashën.
Rama komentoi edhe situatën në kampin e opozitës, ku tha se Sali Berisha dhe Lulzim Basha e kanë marrë peng opozitarizmin. Ai tha se që nga 2013-ta, kur mori pushtetin e deri më tani nuk ka pasur për asnjë ditë përballë një opozitë të vërtetë, me përjashtim “të ndonjë nate”, duke nënkuptuar këtu 17 majin 2017-të dhe marrëveshjen e nënshkruar me Bashën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje