Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndryshuar diskurin politik të fushatës, duke mos u fokusuar vetëm tek kritikat ndaj Sali Berishës.
Kësaj here, në një takim të zhvilluar në Lushnjë, Balla ka shigjetuar si Berishën ashtu edhe Bashën.
“Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i pash në Parlament.
Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, por është “Shtëpia e Hajnisë”… Ne nuk kemi punë fare me këta”, tha Balla.
Ai akuzoi ish-kryeministrin Berisha se gjatë qeverisjes së tij i la rrugët pambaruar në Lushnjë.
“Për t’i kujtuar shqiptarëve për rrugët e lëna rrugëve hidhni një sy mbikalimeve të lëna në mes tek “Pushimi i Shoferit”. Vetëm dy këmbë, si mund të hipë makina nga një krah në tjetrin vetëm Luli dhe Saliu mund t’i japin përgjigje”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje