Politike

Rama i qëndron VKM-së së 2014-s: Incineratori i Tiranës, jo nga buxheti i shtetit

Kryeministri Edi Rama tha se i qëndron vendimit dhe procedurave të miratuar në mbledhjen e Qeverisë më 17 dhjetor 2014, që opozita thotë se janë kryer me shpejtësi 17 procedura.

“Këtu (në komisionin hetimor) janë zbardhur si mos më mirë e gjithë rruga ligjore e miratimit të vendimit. I qëndroj pikë për pikë të gjithë atij vendimi të Qeverisë”, tha Rama.

Rama tha se buxheti i shtetit ka financuar incineratorët në Elbasan dhe Fier, dhe jo atë të Tiranës

Kryeministri u shpreh se nga pikëpamja e përgjegjësisë individuale përpara ligjit, për të cilat drejtësia identifikon shkelje është diçka personale që i takon gjithsecilit.

“Kjo nuk është pjesë e vendimmarrjes së Qeverisë dhe ministri i Mjedisit nuk ka shkuar para drejtësisë prej VKM-së”, vijoi Rama.

Kreu i Qeverisë tha se në Tiranë, Fier dhe Elbasan nuk janë ngritur dhe as do të ngrihen vetëm incineratorët.

“Ne nuk kemi ndërtuar vetëm incineratorë, kemi ndërtuar impiante për trajtimin e integruar të mbetjeve dhe incineratorët janë hallkë e parafundit e trajtimit të integruar të mbetjeve, që prodhojnë edhe energji”, u shpreh ai.

Rama pranoi se BE ka ngritur shqetësim kundër incinerimit si zgjedhja e fundit, por jo se është kundër këtij procesi.

“Në Shqipëri ndarja në burim e mbeturinave dhe riciklimi janë në nivele të ulta. Incineratorët janë aty edhe në vendet më të zhvilluara dhe ndërtohen çdo ditë për të prodhuar energji”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë