Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka dënuar nijen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe për këtë ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka.
Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi, ku thekson se Kim ka paraqitur qëndrim e SHBA sa i takon kësaj situate duke theksuar se ata dënojnë veprimet e Rusisë. Kim e ka cilësuar si të “paprovokuar dhe të pajustifikueshëm” pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.
(2/2) Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. #StandWithUkraine https://t.co/QrIHIYuqYd
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 24, 2022
“SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë, – vijon njoftimi. – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO-n dhe Këshillin e Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, paqes dhe sigurisë globale”, mbyllet komunikata.
Më herët, e gjithë politika shqiptare ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, duke dalë në krah të NATO-s dhe SHBA-ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje