Politike

Kim takon Ramën me Xhaçkën: Të koordinuar me NATO-n, për t’i kërkuar llogari Rusisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka dënuar nijen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe për këtë ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka.

Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi, ku thekson se Kim ka paraqitur qëndrim e SHBA sa i takon kësaj situate duke theksuar se ata dënojnë veprimet e Rusisë. Kim e ka cilësuar si të “paprovokuar dhe të pajustifikueshëm” pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë, – vijon njoftimi. – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO-n dhe Këshillin e Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, paqes dhe sigurisë globale”, mbyllet komunikata.

Më herët, e gjithë politika shqiptare ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, duke dalë në krah të NATO-s dhe SHBA-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë