Bota

Sulm mbi kullën e televizionit në Kiev për të heshtur Zelenskin, të paktën 5 viktima

Për të heshtur Zelenskin, rusët kanë sulmuar kullën e antenave të televizionit në Kiev dhe kjo ka bërë që shumë kanale të ndërpresin transmetimin. Pas këtij sulmi me raketë janë shënuar të paktën 5 viktima.

Pak minuta më parë, ministri i Mbrojtjes ruse kishte paralajmëruar sulme ‘precize’ kundër obiektivave të caktuar në kryeqytetin ukrainas. Po ashtu, gjatë pasdites funksionarë rusë kanë pohuar se forcat e tyre po përgatiteshin për sulme kundër qendrave teknologjike të shërbimit të sigurisë në Ukrainë.

Qëllimi i rusëve ka qenë që të nxjerrin jashtë funksionit një kanal transmetimi, ku jep mesazhet e tij presidenti Zelenski. Sulmi rus i Ukrainës është në ditën e 6-të dhe presidenti Zelenski ka kërkuar në një lidhje me Parlamentin Europian që të mos e braktisin Ukrainën.

Sipas Moskës, separatistët e Luhanskut dhe Donjetskut kanë avancuar dhe po bashkohen me forcat ruse.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Atlantik është programuar për të premten në Bruksel.Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve pjesëtare të aleancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë