Politike

Shqiptarët e Luginës të përçarë në zgjedhje, rrezikojnë të marrin vetëm një deputet në parlamentin serb

Bashkimi i ndërmjetësuar nga Tiranë mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës zgjati më pak se dy vite. Partitë dhe politikanët kryesorë vendorë shqiptarë atje do të hyjnë me dy lista në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Lista e parë do të jetë koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare”, që do të kryesohet nga Shqiprim Arifi.

Lista e dytë do të kryesohet nga Shaip Kamberi, një nga tre deputetët aktualë shqiptarë në Parlamentin serb.

Përçarja e votës së shqiptarëve në dy lista ul mundësinë e përfaqësimit me numër sa më të madh deputetësh në Parlamentin e Serbisë nga tre deputetë që janë aktualisht në vetëm një të tillë.

Në zgjedhjet e 2020-s, me ndërmjetësimin e Gent Cakajt, në atë kohë ministër i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, partitë shqiptare u bashkuan në një listë të vetme, duke siguruar tre mandate, nga një mandat i vetëm që mbahej nga Riza Halimi para atyre zgjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë