Gazeta Si – Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është në ditën e katërmbëdhjetë. Ushtria ruse – megjithë vështirësitë e brendshme dhe pakënaqësinë – po ecën njëkohësisht nga tre drejtime.
Të paktën 10 persona humbën jetën mbrëmjen e të martës pas bombardimeve në qytetin ukrainas Severodonestk, në pjesën lindore të vendit, në provincën e Lugansk Oblast (në Donbass), sipas mediave lokale.
Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se ndërkohë që luftimet vazhdojnë pranë Kievit, forcat ruse nuk po arrijnë të bëjnë asnjëlloj përparimi serioz.
Megjithatë, në përditësimin e situatës vihet në dukje se qytetet e Kharkiv (në kufirin lindor me Rusinë) Chernihiv (në veri), Sumy (në perëndim të Kharkiv) dhe qyteti port jugor i Mariupolit vijojnë të jenë në qendër të bombardimeve të rënda të forcave të Vladimir Putin.
Ministria e Mbrojtjes thotë se Ukraina ka pasur sukses kundër avionëve luftarakë të Rusisë, duke i penguar që të arrijnë kontrollin e hapësirës ajrore.
Rreth 5,000 civilë u evakuuan të martën falë korridorit humanitar të hapur nga qyteti ukrainas i Sumy, në veri-lindje të vendit, në qytetin e Poltava (rreth 175 km në jug të Sumy). Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i zyrës së presidencës ukrainase, Kirill Timoshenko. Këtë e raporton CNN.
Ndërkohë, Rusia ka paralajmëruar Perëndimin duke shpallur sanksione që do të jenë të shpejta dhe efektive në zonat më të ndjeshme të saj.
“Reagimi i Rusisë do të jetë i shpejtë dhe i menduar”, – paralajmëroi Dmitry Birichevsky, drejtori i departamentit të bashkëpunimit ekonomik të ministrisë së Jashtme, i cituar nga agjencia e lajmeve RIA.
Ministria e Jashtme ruse theksoi gjithashtu se sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ndaj aviacionit rus kanë vënë në rrezik sigurinë e pasagjerëve rusë.
Dje presidenti i Ukrainës Zelensky, tha se “do të luftojë deri në fund”; në deklarata të tjera ai tha se ishte gati për një “kompromis” me rusët për Donbasin dhe Krimenë.
Në frontin e sanksioneve, SHBA dhe Britania e Madhe kanë njoftuar një ditë më parë bllokimin e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.
Presidenti rus është përgjigjur duke nënshkruar një dekret për përgatitjen e listës së vendeve me të cilat do të bllokohen importet -eksporti.
Në frontin diplomatik, përveç përpjekjeve të Vatikanit dhe Izraelit, pozicioni i Kinës duhet ndjekur me kujdes: Xi Jinping tha se ishte gati të “shtonte rolin e tij aktiv” për të mbështetur bisedimet e paqes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje