Gazeta Si – Deklarata e Polonisë e çoi në befasi administratën Biden. Mbrëmë, të martën 8 mars, qeveria e Varshavës shpalli atë që është thjesht një hipotezë në shqyrtim, sikur të ishte një marrëveshje e përfunduar tashmë.
Polakët i kanë bërë të ditur botës, përfshirë Rusinë sigurisht, se janë gati të dorëzojnë të 28 Mig-29 në flotën e tyre në bazën amerikane në Ramstein në Gjermani.
Nga atje, avionët e prodhimit sovjetik do të dërgoheshin më pas në Ukrainë, ku do të gjenin pilotë të aftë për t’i manovruar pa pasur nevojë për stërvitje. Në këmbim, Polonia do të merrte F-16 moderne nga Shtetet e Bashkuara.
Blici i agjencisë u shfaq nga vëzhguesit amerikanë kur Joe Biden sapo kishte përfunduar së shpjeguari para kombit arsyet e embargos ruse të naftës dhe më pas siguroi se SHBA do të bënte çfarë të mundej për të ndihmuar ushtarakisht rezistencën e Kievit.
Në fillim, pra, lajmet që vinin nga Varshava dukej se ishin konfirmimi konkret i fjalimit të Biden. Por pak pasi numri tre i Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, i dalë nga një seancë dëgjimore në Kongres, ka reaguar me habi: “Nuk kemi vendosur ende asgjë për këtë çështje, mes nesh ka mendime kontradiktore”.
Më vonë Pentagoni u detyrua të dilte me një notë shumë të thatë: “I takon qeverisë polake të vendosë nëse do të transferojë ose jo avionët e saj në Ukrainë”.
Në çdo rast, hipoteza e “trekëndëshit” të avionëve Poloni-Ramstein-Ukrainë “ngre shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s”. Përfundimi: “Ne nuk besojmë se propozimi i Polonisë mund të qëndrojë”.
Prej ditësh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministri i tij i jashtëm, Dmytro Kuleba, kanë bërë presion ndaj NATO-s që të monitorojë qiejt e Ukrainës me një “zonë të ndaluar fluturimi”.
Përndryshe, udhëheqja ukrainase po kërkon nga Aleanca Atlantike të furnizojë vetëm avionët. Tani, reagimi i Nuland dhe deklarata e Pentagonit tregojnë se sa i thellë është skepticizmi i amerikanëve.
Biden nuk dëshiron të marrë rrezikun e ndezjes së një konflikti të armatosur dhe potencialisht shkatërrues me Rusinë.
Është në rregull të dërgosh armë, raketa antitank, municione. Por duke qëndruar gjithmonë një hap pas luftës në terren.
Dalja e polakëve ka zemëruar gjeneralët amerikanë edhe për një arsye tjetër: duke supozuar se kishte pëlqimin e të gjithëve, a ishte vërtet e përshtatshme që rusëve të zbuloheshin detajet konfidenciale, duke treguar bazën Ramstein si pikëmbështetje të operacionit?
Do të jetë në dorën e zëvendës-presidentes Kamala Harris që të rivendosë rendin në Evropën Lindore.
Nesër, e enjte, 10 mars, ajo do të takohet në Varshavë me Andrzej Duda dhe Mateusz Morawicki, president dhe kryeministër i Polonisë. Formacioni i samitit u rishikua mbrëmë, duke e vendosur çështjen e avionëve ndër çështjet më urgjente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje