Gazeta Si – Rusia nuk dëshiron të “përmbysë qeverinë” e Ukrainës. Deklarata e bërë nga zëdhënësja e ministres së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duket në pamje të parë një lajm pozitiv.
Mes të tjerash, këtë të mërkurë, ajo ka theksuar gjithashtu se ka pasur “progres” në negociatat me Ukrainën.
Qëllimi, sipas zëdhënëses, është t’i jepet fund gjakderdhjes së pakuptimtë dhe rezistencës së forcave të armatosura ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur.
“Operacioni special ushtarak i Federatës Ruse nuk synon të rrëzojë qeverinë aktuale të Ukrainës ose të shkatërrojë sovranitetin e vendit, por synon të mbrojë Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut” dhe” të çmilitarizojë dhe ‘denazifikojë’ Ukrainën, si dhe të eliminojë kërcënimin ushtarak”, kundër Rusisë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia e lajmeve Tass në një konferencë.
“It will be better if we achieve results through peaceful negotiations.”
— Sky News (@SkyNews) March 9, 2022
Russian Foreign Ministry spokesperson Maria Zakharova says ‘we are hoping for more significant steps forward’ at the next round of talks.
Latest: https://t.co/X3flQUBL0r
📺 Sky 501, Virgin 602 and YouTube pic.twitter.com/ZJQqwoqaTn
Pekini akuzon NATO-n dhe SHBA-të
Nga ana tjetër Kina ka akuzuar Aleancën veri-atlantike dhe Amerikën si përgjegjëse të konfliktit në Ukrainë.
“Ishin veprimet e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të që gradualisht e çuan deri në konfliktin Rusi-Ukrainë”.
Deklarata vjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, duke komentuar lajmet e fundit nga “Neë York Times” në lidhje me dijeninë e mundshme të Pekinit për planet ruse kundër Ukrainës, bazuar në atë që u mësua nga zyrtarët amerikanë.
Lidhur me sanksionet, Zhao Lijian tha se “Kina është kundër sanksioneve të njëanshme që nuk bazohen në ligjin ndërkombëtar. Në një skenar të tillë, të gjithë do të humbasin. Sanksionet vetëm sa do të rrisin ndarjet dhe përplasjen”.
Kongresi amerikan, ndihma në Ukrainë
Një natë më parë, udhëheqësit e Kongresit të SHBA-ve arritën një marrëveshje dypartiake për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë, plus miliarda të tjera për të luftuar pandeminë, si pjesë e një fature më të madhe prej 1.5 trilionë dollarësh që synon financimin e agjencive federale për pjesën e mbetur të këtij viti .
Korridoret humanitare nga ora 09:00 në 21:00
Ndërkohë, marrëveshja midis rusëve dhe ukrainasve për respektimin e armëpushimit në një sërë korridoresh humanitare për evakuimin e civilëve, mbulon gjashtë rrugë dhe do të zgjasë nga ora 9, deri në 21 lokale (nga 8 në 20 në Europë).
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Verechtchouk. Moska, shpjegoi ajo, konfirmoi marrëveshjen e saj për të respektuar një armëpushim nga 9 deri në 21 me orën lokale në gjashtë korridore që do të lejojnë evakuimin e civilëve. Korridoret, sipas raporteve të Tass, janë: Energodar-Zaporozhzhia, Sumy-Poltava, Mariupol-Zaporozhzhia, Volnovakha-Pokrovsk, Izyum-Lozova dhe në Kiev nga vendbanimet Vorzel, Bucha, Borodyanka, Irpen dhe Gostomel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje