Gazeta Si – Tre persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi rus mbi spitalin në Mariupol, prej të cilëve edhe një 6-vjeçar.
Nënkryetari i bashkisë Sergei Orlov tha për BBC, se 17 persona deri më tani janë konfirmuar 17 persona të plagosur dhe 3 të vrarë.
Ndërkohë, një bombardim gjatë natës nga forcat e armatosura ruse, goditi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë.
Lajmi është raportuar nga BBC, duke cituar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. Sulmi goditi fshatin Slobozhanske, në juglindje të vendit.



Në ditën e 15 të luftës, sot në mëngjes Turqi ka filluar takimi i promovuar nga Erdogan mes ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, Lavrov dhe Kuleba.
Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu ka pritur dy delegacione e rangut të lartë, të cilat pritet të arrijnë një marrëveshje paqeje për konfliktin e armatosur.
Ukraina është e gatshme për “një zgjidhje diplomatike” dhe për të diskutuar kërkesën ruse për neutralitet, por nuk do t’i japë “asnjë centimetër” territor Moskës.
“Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë”.
Turkish, Ukrainian foreign ministers meet ahead of Antalya Diplomacy Forum pic.twitter.com/1n7nXb2zXA
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) March 10, 2022
Me këtë postim në Twitter të postuar mbrëmë, të mërkurën, 9 mars, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ngriti një tjetër valë shqetësimi.
Ditët e fundit, mediat e Moskës kishin filluar të shpërndanin informacione – pa prova faktike – duke akuzuar Kievin për posedim të këtyre armëve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave vakum (bomba termobarike), të cilat janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar.
Ndërkohë që presidenti Zelensky ka paralajmëruar: “Polonia është gjithashtu në rrezik, Putini dëshiron të shpërbëjë Evropën. Nga këndvështrimi i tij, megjithatë, kërcënimi i luftës bërthamore është “një blof”.
Sistemet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që monitorojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhias, kanë ndaluar transmetimin e të dhënave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje