Bota

Mbyllet pa marrëveshje takimi Rusi-Ukrainë në Turqi: Nuk ka armëpushim

Gazeta Si – Në përfundim të bisedimeve në Turqi mes ministrave të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe atij të Ukrainës, Dmytro Kuleba, nuk ka pasur përparim për vendosjen e një armëpushimi.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se nuk kishte qenë e lehtë të dëgjohej Lavrov gjatë takimit të tyre dhe theksoi se lista e kërkesave të Rusisë “do të thotë të dorëzohesh“. Kuleba shtoi se shpresonte që homologu i tij rus do ta përcjellë bisedën e tyre tek qeveria ruse e tek ushtria dhe të dëgjojnë lutjen e civilëve ukrainas. 

Sa i përket një armëpushimi të mundshëm Kuleba tha: “Përshtypja ime është që Rusia nuk është në pozitat për të vendosur një armëpushim”. Ai shtoi se vendi i tij nuk mund të ndalojë luftën nëse vendi që e nisi agresionin nuk e ka një dëshirë të tillë”.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, nga ana e tij deklaroi se me homologun ukrainas kishte diskutuar për çështjet humanitare, përfshirë atë çfarë po bëjnë trupat për të mbrojtur civilët. Lavrov po ashtu i akuzoi ukrainasit si nacionalistë, për përdorimin sipas tij të civilëve si mburojë.

I pyetur nëse do të jetë i mundur një armëpushim, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vijojë dhe se strategjia e Vladimir Putin po shkon sipas planit.

Lavrov po ashtu tha se dërgimi i ndihmave ofensive në Ukrainë nga perëndimi ishte një sjellje e rrezikshme.

“Ne nuk e sulmuan Ukrainën”, tha ai duke deklaruar se Rusia po kërcënohej dhe duhet të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh të pavarura nga Ukraina”.

I pyetur nëse do të jetë i mundur një armëpushim, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vijojë dhe se strategjia e Vladimir Putin po shkon sipas planit.

Lavrov po ashtu tha se dërgimi i ndihmave ofensive në Ukrainë nga Perëndimi ishte një sjellje e rrezikshme.

I pyetur nëse Rusia ka ndonjë plan për të sulmuar vende të tjera, Lavrov tha se jo dhe ripërsëriti qëndrimin se Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë