Sport

Lojtarët rusë formojnë “Z” simbol të pushtimit të Ukrainës. Reagimet: Pezullim përjetë!

Gazeta Si – Propaganda futet sërish në sport në Rusi. Lojtarët zbritën në fushë për të luajtur një ndeshje radhe të kampionatit kombëtar të ‘bandy’-t (një version i hokejit në akull që luhet më shumë në Europën veriore, në fushë më të madhe, me 11 lojtarë dhe një top në vend të diskut), por vendosën që me rreshtimin e tyre të formonin shkonjën “Z”, simbolin e tankeve ruse që po pushtojnë Ukrainën.

Shkonja “Z” lidhet me moton “Za pobedu” (për fitoren). Skuadrat protagoniste të këtij episodi janë Ska Neftianik, Dinamo e Moskës, Vodnik dhe Kuzbas, ku dy të parat kanë lidhje prej vitesh me regjimet politike, që kanë qeverisur ish-Bashkimin Sovjetik dhe tani Rusinë. Një episod që vjen një javë pas atij të gjimnastit Ivan Kuliak, i cili gjatë marrjes së medaljes në Kupën e Botës në Doha, u ngjit në pod me “Z”-në në gjoks.

E përditshmja suedeze “Aftonbladet” ka specifikuar se jo të gjithë lojtarët zbritën në fushë për atë gjest. Simon Janson, lojtar i Kuzbas, u distancua dhe në dhomat e zhveshjes tha se ishte i shokuar nga ajo që pa. Në fund të marsit, në Syktyvkar të Rusisë duhej të zhvilloheshin edhe Botërorët e bandy-t, për femra dhe meshkuj, por që u bojkotuan nga Suedia, Finlanda dhe sigurisht Ukraina.

Reagimet nga bota e sportit dhe jo vetëm për gjestin e fundit nga ana e sportistëve rusë, kanë qenë të shumta dhe të ashpra, duke kërkuar skualifikimin përjetë për të gjithë ata që morën pjesë në atë veprim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë