Bota

Video/ Biden e quajti ‘kriminel lufte’. Kremlini reagon ashpër: E pafalshme!

Gazeta Si – Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin “një kriminel lufte”.

Ky është dënimi më i ashpër i veprimeve ruse nga president amerikan që prej kohës që nodhet në Shtëpinë e Bardhë

Kjo e fundit kishte hezituar më parë që t’i quante veprimet e Putinit, të ngjashme me ato të një krimineli lufte, duke thënë se ishte një term ligjor që sugjeronte kërkime.

Por pas deklaratës së Biden para kamerave me gazetarët që i këronin qëndrime për luftën në Ukrainë, Kremlini e quan të pafalshëm një etiketim të tillë për presidentin rus. “Dklarata të pafalshme dhe të papranueshme”.

Akuza e Biden erdhi pasi ministria e Jashtme e Ukrainës tha të mërkurën (16 mars) se forcat ruse hodhën një bombë të fuqishme në një teatër në qytetin port-jugor të rrethuar të Mariupolit, duke lënë shumë civilë të bllokuar dhe një numër të panjohur viktimash.

Nga ana e tij Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur tradhtarë kombëtarë rusët pro-perëndimorë, që nuk janë pajtuar me pushtimin e Ukrainës.

Perëndimi, tha Putin, do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë.

Termi “kolona e pestë” zakonisht i referohet simpatizantëve të armikut dhe e ka origjinën gjatë Luftës Civile Spanjolle.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë