Në një kohë kur s’ka ende një qëndrim nga Lulzim Basha nëse do të dorëhiqet apo jo, Komisioni i Rithemelimit ka shpërndarë të premten një udhëzim që vë përpara procesin e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të partisë në fund të muajit prill.
Komisioni i Rithemelimit ka nxjerrë një udhëzim me afate, ku PD-ja futet në proces zgjedhje dhe gare për cdo degë, anëtar kryesie dege e deri edhe delegat për Kuvendin.
Në udhëzim janë specifikuar hapat sesi do të zgjidhen kryetarët e degëve të PD-së, anëtarët e Kryesisë si edhe delegatët e degës në Kuvendin e Partisë Demokratike.
Bashkë me udhëzimin janë publikuar edhe formularët e kandidimit për kryetar të PD-së, formular kandidimi për anëtar kryesie, dhe formular për delegat të degës në Kuvendin Kombëtar
Udhëzimi mbështetet në nenin 32 dhe 64 të Statutit të PD nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Zgjedhjet e reja në degë do të bëhen sipas parimit “një anëtar një votë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje