Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh të hënën mbasdite grupin parlamentar demokrat.
Një pjesë e madhe e deputetëve demokratë i kanë kërkuar kreut të PD të dorëhiqet për t’i hapur rrugë garës brenda partisë.
Madje të enjten e kaluar, deputetja e PD-së, Grida Duma, tha për mediat se Bashës i kishte skaduar afati për dorëheqje.
Kaloi e enjtja dhe asgjë nuk ndodhi në kampin blu. Së paku publikisht.
Ndërsa jo zyrtarisht ka negociata mes palësh me kërkesa krejt të ndryshme por që i bashkon një pikë, dorëheqja e Bashës.
Deri më tani, Basha nuk ka artikuluar asnjëherë se do të dorëhiqet edhe pse ka lënë të kuptohet përmes një qëndrimi të pandryshuar se ai do të bëjë gjithçka në funksion të bashkimit të PD-së.
Me vone, u njoftua se Basha do të mbledhë edhe anëtarët e kryesisë si edhe krerët e Partisë Demokratike nëpër rrethe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje