Ne rrjet

Putin në stadium para 200 mijë njerëzve: Po ndalojmë gjenocidin ndaj rusëve  

Presidenti rus Vladimir Putin foli në stadiumin “Luzniki” në Moskë para mijëra njerëzve. Sebepi, përvjetori i aneksimit të Krimesë në 2014 nga Federata Ruse.

Ministria e Brendshme ruse flet për 200,000 njerëz të mbledhur brenda dhe jashtë objektit sportiv.

Ngjarja e transmetuar drejtpërdrejt në TV titullohet “Për një botë pa nazizëm, për Rusinë, për presidentin”. Gjatë takimit u fiksua “Z” në xhaketë që dallon trupat që pushtuan Ukrainën.

Vladimir Putin bëri hyrjen e tij në stadium në orën 14:15 të pasdites  i brohoritur nga turma. “Banorët e Krimesë duan të jetojnë në tokën e tyre, me atdheun e tyre historik, Rusinë”, ishte fjalia e parë e shqiptuar; ata bënë gjënë e duhur duke iu kundërvënë nazistëve”. “Kiev organizon operacione ndëshkuese ushtarake kundër Donbasit, këtu ne ndërhymë me një operacion special për të ndaluar një gjenocid ndaj rusëve”. Udhëheqësi i Kremlinit vazhdoi duke cituar nga Bibla: “Nuk ka dashuri më të madhe se sa të japësh shpirtin për miqtë; në Rusi ne shohim një unitet që nuk ekziston për një kohë të gjatë”.

Fjalimi i Putinit zgjati disa minuta dhe përfundoi me ovacione nga i gjithë stadiumi.

Gjatë paradites, para fjalimit drejtuar kombit, ai pati edhe një bisede telefonike me kancelarin gjerman Scholz, të cilit i tha se “propozime gjithnjë e më joreale vijnë nga Kievi”. Në vend të kësaj, ai nuk donte të komentonte fjalët e drejtuara nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili e kishte cilësuar Putin si një “vrasës” dhe një “kriminel lufte”. Sipas agjencive ruse Tass dhe Interfax, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov foli për “fyerje personale” dhe shtoi: “Duke pasur parasysh acarimin, lodhjen dhe ndonjëherë harresën e zotit Biden, që përfundimisht përkthehet në deklarata agresive, ne do të preferonim të përmbaheshim nga çdo koment i ashpër që mund të shkaktojë agresion të mëtejshëm’

Marrë nga Corriere.it


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë