Presidenti rus Vladimir Putin foli në stadiumin “Luzniki” në Moskë para mijëra njerëzve. Sebepi, përvjetori i aneksimit të Krimesë në 2014 nga Federata Ruse.
Ministria e Brendshme ruse flet për 200,000 njerëz të mbledhur brenda dhe jashtë objektit sportiv.
Ngjarja e transmetuar drejtpërdrejt në TV titullohet “Për një botë pa nazizëm, për Rusinë, për presidentin”. Gjatë takimit u fiksua “Z” në xhaketë që dallon trupat që pushtuan Ukrainën.








Vladimir Putin bëri hyrjen e tij në stadium në orën 14:15 të pasdites i brohoritur nga turma. “Banorët e Krimesë duan të jetojnë në tokën e tyre, me atdheun e tyre historik, Rusinë”, ishte fjalia e parë e shqiptuar; ata bënë gjënë e duhur duke iu kundërvënë nazistëve”. “Kiev organizon operacione ndëshkuese ushtarake kundër Donbasit, këtu ne ndërhymë me një operacion special për të ndaluar një gjenocid ndaj rusëve”. Udhëheqësi i Kremlinit vazhdoi duke cituar nga Bibla: “Nuk ka dashuri më të madhe se sa të japësh shpirtin për miqtë; në Rusi ne shohim një unitet që nuk ekziston për një kohë të gjatë”.
Fjalimi i Putinit zgjati disa minuta dhe përfundoi me ovacione nga i gjithë stadiumi.
Gjatë paradites, para fjalimit drejtuar kombit, ai pati edhe një bisede telefonike me kancelarin gjerman Scholz, të cilit i tha se “propozime gjithnjë e më joreale vijnë nga Kievi”. Në vend të kësaj, ai nuk donte të komentonte fjalët e drejtuara nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili e kishte cilësuar Putin si një “vrasës” dhe një “kriminel lufte”. Sipas agjencive ruse Tass dhe Interfax, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov foli për “fyerje personale” dhe shtoi: “Duke pasur parasysh acarimin, lodhjen dhe ndonjëherë harresën e zotit Biden, që përfundimisht përkthehet në deklarata agresive, ne do të preferonim të përmbaheshim nga çdo koment i ashpër që mund të shkaktojë agresion të mëtejshëm’
Marrë nga Corriere.it
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje