Politike

Ultimatumi për dorëheqje, Basha mbledh grupin dhe strukturat drejtuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh të hënën mbasdite grupin parlamentar demokrat.

Një pjesë e madhe e deputetëve demokratë i kanë kërkuar kreut të PD të dorëhiqet për t’i hapur rrugë  garës brenda partisë.

Madje të enjten e kaluar, deputetja e PD-së, Grida Duma, tha për mediat se Bashës i kishte skaduar afati për dorëheqje.

Kaloi e enjtja dhe asgjë nuk ndodhi në kampin blu. Së paku publikisht.

Ndërsa jo zyrtarisht ka negociata mes palësh me kërkesa krejt të ndryshme por që i bashkon një pikë, dorëheqja e Bashës.

Deri më tani, Basha nuk ka artikuluar asnjëherë  se do të dorëhiqet edhe pse ka lënë të kuptohet përmes një qëndrimi të pandryshuar se ai do të bëjë gjithçka në funksion të bashkimit të PD-së.

Me vone, u njoftua se Basha do të mbledhë edhe anëtarët e kryesisë si edhe krerët e Partisë Demokratike nëpër rrethe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë