Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të rithemelimit tha se PD-së i duhet një ekip i ri për fitore dhe se nga maji do të shkohet me një ofertë të re politike.
“PD-së i duhet një fytyrë e re, një imazh i ri, një ekip i ri, një lidershipi shumë i fortë. Më 20 prill, përfundon procesi i riorganizimit të zgjedhjes së drejtuesve dhe kryetarëve në rrethe. Në datë 30 prill, ne kemi anonçuar Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili do të bëjë të mundur zgjedhjen e këshillit dhe do të çelë garën për kryetarin. Besoj se brenda pranverës ne do të shkojmë drejt një rikonfigurimi të plotë. Sigurisht që do të kemi një ofertë të re politike nga muaji maj”, tha Këlliçi.
A do të kandidojë ai për kryetar të PD-së? “Në momentin kur unë jam bërë pjesë e kësaj lëvizje, nuk kam pasur asnjë ambicie. Nuk e kam konsideruar fare që pas 6 muaj, unë të jem këtu me ju në studio dhe të më bëhet pyetja, a do të garosh për kryetar të PD-së? Megjithatë, unë jam i lodhur nga të rinjtë dhe të rejat që kanë frikë të shprehin ambiciet dhe të thonë po, unë kam ambicie politike. Nëse je politikan dhe nuk ke ambicie, kot që i ke hyrë kësaj pune. Megjithatë, gjithçka ka të bëjë me momentumin dhe gjykoj se ky është momenti i askujt tjetër më shumë sesa i Sali Berishës”, tha Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje