Politike

Alibeaj nuk e ftoi, Berisha: Të enjten do të jem në mbledhjen e grupit të PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në mbledhjen të enjtes të grupit parlamentar demokrat, pavarësisht se kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj nuk e ka njoftuar me argumentin se ai është i përjashtuar nga grupi.

Berisha, në një deklaratë të shkurtër për mediat, tha se ai ishte njoftuar nga kolegët për mbledhjen e grupit.       

“Mbledhje të grupit parlamentar. Grupi nuk është i ndarë. Se e ndani ju, ai nuk është grup i ndarë.

Më kanë njoftuar kolegët e mi, që ka mbledhje dhe unë do të shkoj. Kjo është thjeshtë”,  tha Berisha.

Deklarata e tij u bë pas një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë