Ditën e enjte pak para fillimit të seancës parlamentare, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të grupit, ka thirrur një mbledhje mes deputetësh pa Berishën
“Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.
Berisha nuk është në grupin që e kanë marrë mesazhin dhe vetë Alibeaj është shprehur me herët se ai nuk është anëtar i grupit, në bazë të një vendimi që sipas tij është marrë para se të konstituohej grupi.
Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit që aktualisht janë zhvendosur në selinë blu, aty ku Alibeaj dhe Tabaku do të duhet të lënë zyrat e punës dhe kanë ditë që nuk shkojnë.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në bazë të vendimit të gjykatës, lidershipi aktual është i shkarkuar, nisur nga legjitimimi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj mbetet kryetar i grupit parlamentar, por jo kryetar i komanduar i partisë.
Në anën tjetër Alibeaj është shprehur se vendimin e gjykatës do ta ankimojë dhe se njeh vetëm vendimin e Apelit. E vetmja pikë e përbashkët mes tyre është grupi parlamentar, aty ku të dyja kahet kanë nënvizuar rëndësinë e negociatave.
Belind Këlliçi deklaroi një ditë më parë nga selia tha se, grupi parlamentar është organi i vetëm legjitim.
“Do të ketë një tentativë për të ulur të gjithë deputetet, për të folur me njeri-tjetrin. Kam parë një reagim të znj Ina Zhupa e cila bënte thirrje për t’u mbledhur të gjithë deputetët, për t’u ulur dhe për të diskutuar me njëri tjetrin pa limit kohor. Me duket një propozim interesant. Por ajo çka duhet të ndodhe është që një orë e më parë deputetet e PD, të gjithë ata që kanë marrë votën dhe kanë marrë votëbesimin për të qenë përballë Edi Ramës dhe kësaj qeverisje, duhet të ulen me njeri tjetrin për të gjetur mënyrën për të ecur përpara.
Unë e konsideroj të ezauruar çështjen e debatit të brendshëm në PD, sigurisht edhe pas vendimit të gjykatës, nuk ka më asnjë hap që pritet, dhe tashmë mbetet vetëm një qëllim dhe një objektiv, përballja me qeverinë dhe rrëzimin qeverisë një ore më parë…”, tha Këlliçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje