Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha deklaroi se kërkesa që pretendon Alibeaj është nul.
“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjithë ligjet e vendit dhe të Partisë Demokratike. Të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik. Mbledhje grupi do ketë, do vijojë të diskutojë. Do bëjë debate për gjithçka. Është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën dhe më demokratike PD-në”, tha Berisha.
Ai iu përgjigj edhe pyetjes se një person non-grata nuk mund të jetë në parti. “Kushdo që mendon, bën zgjedhjen e tij. Demokratët kanë folur më 11 dhjetor dhe 6 mars. Kombinacionet Basha-Rama marrin fund. Ajo kohë merr fund. Ai vendim ka qenë nul. Anëtarësia e partisë e gjykoi, dhe i dha Lulzim Bashës shkarkimin që meritoi. Sot nuk është më këtu. Cilido demokrat ka të drejtë ta shtrojë në çdo forum. Këshillin Kombëtar, Kuvendin” , tha Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se e njeh Alibeaj si kryetar i grupit por kjo nuk do të thotë se ai përfaqëson gjithë grupin.
A do të votohet në struktura nëse nje person non grata duhet te qendroje apo jo? “Absolutisht cili do demokrat ka të drejta ta çojë te të gjitha forumet. Do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhjet këshilli kombëtar dhe çdo njeri ka të drejtë të propozojë. Kjo është e thjeshtë.
Se e njoh grupin unë, nuk do të thotë se Enkelejdi është grupi, deri sa të qartësohet situata. Jemi në një proces dhe në proces e sipër ai mund të qëndrojë kryetar grupi”, tha Berisha.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët se me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD, Berisha u shpreh se nuk është në dijeni, por do të kërkojë transparencë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje