Tre ditë para mbledhjes së Kongresit të jashtëzakonshëm, Partia Socialiste do të mbledhë online Asamblenë Kombëtare, që do të përcaktojë rendin e temat e diskutimeve në Kongres.
Mes diskutimeve që do ta mbahen në Asamble, e thirrur për t’u zhvilluar online, do të jetë edhe prezantimi i drafti i statutit të ri të Partisë Socialiste, që do të shtrohet më vonë për miratim në Kongres.
Asambleja thirret në datën 6 prill me katër pika në rendin e ditës.
Rendi i ditës i Asamblesë së PS-së:
- Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
- Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
- Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim
Ndërkohë, ka pasur diskutime e hamendësinë se në këtë Kongres, Kryeministri Edi Rama do të komunikojë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këta zëra, kreu i qeverisë i hodhi poshtë pas mbledhjes së kryesisë të mërkurën.
“Nuk ka nevojë për ndryshime në qeveri dhe s’ka pse të ketë ndryshime”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje