Politike

PS mbledh online Asamblenë tre ditë para Kongresit

Tre ditë para mbledhjes së Kongresit të jashtëzakonshëm, Partia Socialiste do të mbledhë online Asamblenë Kombëtare, që do të përcaktojë rendin e temat e diskutimeve në Kongres.

Mes diskutimeve që do ta mbahen në Asamble, e thirrur për t’u zhvilluar online, do të jetë edhe prezantimi i drafti i statutit të ri të Partisë Socialiste, që do të shtrohet më vonë për miratim në Kongres.

Asambleja thirret në datën 6 prill me katër pika në rendin e ditës.

Rendi i ditës i Asamblesë së PS-së:

  1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
  2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
  3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
  4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim

Ndërkohë, ka pasur diskutime e hamendësinë se në këtë Kongres, Kryeministri Edi Rama do të komunikojë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këta zëra, kreu i qeverisë i hodhi poshtë pas mbledhjes së kryesisë të mërkurën.

“Nuk ka nevojë për ndryshime në qeveri dhe s’ka pse të ketë ndryshime”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë