Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq ‘de facto’ si kryetar i Partisë Demokratike kur drejtoi të shtunën në Shkodër ceremoninë përkujtimore të 2 prillit 1991 protestës antikomuniste ku mbeten të vrarë katër persona. Ai mbajti një fjalim, vizitoi familjet e dëshmorëve dhe tha shumëcka për mediat.
Fillimisht se opozita nuk do të votojë kandidatin e PS-së për president dhe se do të jetë ai kandidati i opozitës përballë Ramës.
“Ne si opozitë s’kemi emër për President, jo s’kemi. Absolutisht jo, s’do votojmë kandidatët e Edi Ramës, do të thotë të çosh kopjen e tij në Presidencë”, tha ai.
Konsensus me Edi Ramën?
“Është si të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do e mund siç e kam mundur dy herët e tjera (qesh)”, u përgjigj ai.
Cfarë lëvizjesh politike do të ndërmarrë?
“Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do ngrihen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Nuk jam takuar sot për herë të parë me deputetët në Shkodër. Është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës që i nderoj dhe respektoj, të gjithë deputet e PD. Është koha të bashkojë forcat përballë një regjimi që përbën një organizatë kriminale”, tha ai.
Berisha komentoi edhe arrestimin e Alqi Bllakos. “Kanë arrestuar Alqi Bllakon kur firmën e ka vendosur Rama, Agaci, ministrat e tani duhet të thonë që është individuale.
Jo, kanë dalë në dritën e diellit organizatë kriminale plotësojnë të gjithë kriteret ligjore për të qenë të tillë.
Kjo aferë i nxori sic janë. Kjo është një nga aferat e tyre, atë që po bëjnë në energji ata, është jashtë çdo imagjinate, janë lëshuar mbi pasuritë publike si të ishte pronë e tyre dhe nuk lëshojnë njëri-tjetrin, bëjnë marrëveshje mafioze për të mos çelur gojën.
Një revolucion duhet t’i japë përgjigje kësaj klike e kam besim se do ia japë përgjigjen kësaj klike”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje