Gazeta Si – Gjimnasti Metvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë. Sportisti rus që garon për Shqipërinë ka fituar medalje argjendi në turneun botëror të gjimnastikës, që po zhvillohet në Azerbajxhan.
Në disiplinën e kalit me doreza ai ka arritur një rezultat mjaft të mirë, edhe pse rivaliteti ka qenë mjaft i madh, madje Petrov la pas edhe një emër të njohur, si Cyril Tomasone. Gjimnasti 31-vjeçar grumbulloi 14.466 pikë, që i dhanë atij medaljen e argjendit.

Matvei Petrov ka fituar medalje për Shqipërinë edhe në aktivitete të tjera të mëparshme. Rusi me pasaportë shqiptare ishte edhe një nga sportistët që shkuan në Olimpiadën e Tokios, ku paraqitja e tij ishte pozitive, edhe pse larg zonës së medaljeve. Petrov garon prej vitesh për Shqipërinë, ndërkohë që jeton në Pragë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje