Sport

Gjimnasti Petrov fantastik në Baku, fiton medalje argjendi për Shqipërinë

Gazeta Si – Gjimnasti Metvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë. Sportisti rus që garon për Shqipërinë ka fituar medalje argjendi në turneun botëror të gjimnastikës, që po zhvillohet në Azerbajxhan.

Në disiplinën e kalit me doreza ai ka arritur një rezultat mjaft të mirë, edhe pse rivaliteti ka qenë mjaft i madh, madje Petrov la pas edhe një emër të njohur, si Cyril Tomasone. Gjimnasti 31-vjeçar grumbulloi 14.466 pikë, që i dhanë atij medaljen e argjendit.

Matvei Petrov. Gazeta Si, 4 prill 2022

Matvei Petrov ka fituar medalje për Shqipërinë edhe në aktivitete të tjera të mëparshme. Rusi me pasaportë shqiptare ishte edhe një nga sportistët që shkuan në Olimpiadën e Tokios, ku paraqitja e tij ishte pozitive, edhe pse larg zonës së medaljeve. Petrov garon prej vitesh për Shqipërinë, ndërkohë që jeton në Pragë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë