Qysh prej fillimit të luftës, qeveria e Malit të Zi miratoi të premten sanksione kundër Rusisë.
“Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç përmes një postimi në Twitter.
Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse.
Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim.
Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, seancën e së premtes e ka drejtuar Abazoviç.
Më 1 mars, Mali i Zi në mënyrë deklarative iu bashkua sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç shmangu marrjen e një vendimi që ato të mund të zbatoheshin në praktikë.
Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç iu dha votë mosbesimi në fillim të shkurtit të këtij viti dhe deri më tani nuk është zgjedhur kryeministër i ri.
Brenda Qeverisë janë dy rryma të kundërta në mandatin teknik, të drejtuara nga kryeministri Krivokapiç dhe zëvendëskryeministri Abazoviç
Abazoviç këmbënguli që qeveria të miratojë një vendim për zbatimin e sanksioneve ndaj qytetarëve rusë që janë në listën e zezë të Bashkimit Evropian, derisa Krivokapiç propozoi formimin e një “trupi koordinues për të monitoruar futjen dhe zbatimin e masave ndërkombëtare për kriza në Ukrainë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje