Bashkimi Evropian miratoi paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë për luftën kundër Ukrainës.
Në mesin e sanksioneve përfshihen ndalesa në importin e qymyrit dhe mbylljen e porteve të bllokut evropian për anijet ruse.
Sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë sektorë: qymyrin, transaksionet financiare, transportin, importin dhe eksportin në Rusi dhe përjashtimin e Rusisë nga kontratat publike dhe fondet evropiane.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Synimi është që Moska të izolohet në aspektin ekonomik, financiar dhe diplomatik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje