Gazeta Si – Britania e Madhe ka paralajmëruar për një përdorim të mundshëm të municioneve fosforike nga Rusia, teksa luftimet intensifikohen për qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.
Përmes një konference, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se armatime të tilla ishin përdorur në rajonin e Donjeckut.
Sipas Human Rights Ëatch (HRË), bombat me fosfor veprojnë njësoj si armët ndezëse, të cilat janë të ndaluara të përdoren në zonat urbane sipas ligjit ndërkombëtar.
Mbretëria e Bashkuar shtoi se bombardimet po vazhdonin në rajonet lindore të Donjeck dhe Luhansk teksa ka shtuar se forcat ukrainase kishin zmbrapsur disa sulme.
Lideri çeçen thotë se Rusia synon të marrë Kievin
Ndërkohë, kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov tha se një ofensivë do të nisë jo vetëm në Mariupol, por edhe në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.
Në një video të postuar në kanalin e tij Telegram herët të hënën, Kadyrov tha se do të “çlironte plotësisht rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut dhe më pas do të merrte Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera”.
“Ju siguroj se asnjë hap nuk do të kthehet prapa”, tha ai. Kjo vjen pasi konflikti në Ukrainë është zhvendosur në lindje, ku forcat ukrainase janë të forta dhe të përgatitura mirë.
Zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i forcave të saj tani është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar gjerësisht Luhanskut dhe Donetskut.
Të vdekurit e ushtrisë ruse, sipas Ukrainës
Sa viktima ruse të luftës ka në Ukrainë? Moska nuk i është përgjigjur kurrë kësaj pyetjeje dhe është kufizuar – në një pranim shumë të kontestuar të zëdhënësit të Putinit, Peskov – se ka pësuar humbje tragjike.
Sipas Ukrainës, megjithatë, të vdekurit janë të paktën 19,500 – një shifër që, nëse është e vërtetë, do të ishte katastrofike për Moskën.
Rusia raportohet gjithashtu se humbi 725 tanke, 1,923 automjete të blinduara, 347 sisteme artilerie, 111 raketahedhës të shumëfishtë, 55 sisteme të mbrojtjes kundërajrore, 154 avionë, 137 helikopterë, 1,387 automjete motorike, 7 njësi detare, 76 tanke dhe 11 depozita karburanti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje