Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka të ngjarë të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm pas betejës së madhe për rajonin lindor të Donbasit. Kështu deklaroi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, cituar nga CNN. “Ukraina është gati për beteja të mëdha, duhet t’i fitojë ato, veçanërisht në Donbass. Dhe më pas do të kemi një pozicion më solid negociues që do të na lejojë të diktojmë disa kushte”.
“Kam folur me Presidenten e Komisionit Evropian von der Leyen për vizitën e saj të fundit në Kiev dhe për takimin e saj me Presidentin Zelensky. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. NATO dhe BE janë të bashkuar, në solidaritet me popullin ukrainas”, tha ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në të njëjtën kohë, Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, duke thyer një neutralitet që kishte zgjatur që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendi ndan 1340 kilometra kufi me Rusinë. “Situata ka ndryshuar rrënjësisht – thotë Presidenti i Republikës, Sauli Niinisto, të cilit Kushtetuta finlandeze i beson udhëheqjen e politikës së jashtme së bashku me qeverinë – sondazhet e fundit thonë se më shumë se 60% e bashkatdhetarëve të mi janë në favor të anëtarësimit në NATO “.
Suedia gjithashtu, megjithëse në kohë më të gjata mund të përqafonte Aleatët e Atlantikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje