Politike

Rama, pritet nga kancelari Scholz për negociatat

Kryeministri Edi Rama është takuar në Berlin, me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e këtij takimi në rrjetin social,”Facebook”. Rama ndodhet në Gjermani, në kuadër të një vizite zyrtare. Rama dhe Scholz kanë vlerësuar marrëdhëniet e ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëveshjeve të mëtejshme. Biseda u përqendrua po ashtu në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka në këtë drejtim.

Ndërsa falënderoi Shqipërinë për qëndrimin e mbajtur për luftën në Ukrainë, Scholz tha se mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë

“Ne duhet të angazhohemi çdo ditë për një jetë demokracie të hapur. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Falënderoj Shqipërisë. Shqipëria mbështet vendimet e BE në politikën e jashtmne të BE 100%. Njësoj si ne Shqipëria dënon krimet e Rusisë ndaj popullatës civile. Sëbashku i kërkojmë Putinit të biej dakord për një armëpushim. Marrdhëniet tona bilerterale janë të shkëlqyera. Nesër do të shkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për drejtimin e patentave. Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci, ka krijuar struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dëshiroj tu inkurajoj që këto reforma ti çoni përpara”, tha Scholz.

Kryeministri Rama gjatë takimit gjithashtu kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Veç kësaj gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh të tjera.
Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit. Kreu i qeverisë, u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE, ndërsa tha se presin përgjigje pozitive në qershor.

Ne jemi tërësisht 100% në një linjë me kancelarin, sikundër e gjithë BE në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. I dënojmë njëzëri krimet mizore dhe njëzëri kërkojmë një armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kaluari që po shkatërron jetën e miliona njerëzve.

Në bisedat me kancelarin, patjetër që ishte shumë e mirëpritur nga ana ime, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një proces që e ka të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të ngadalësimit”,shtoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë