Partia Socialiste do të dalë ditën e martë me një reagim në lidhje me deputetin socialist Ornaldo Rakipi, pasi babai i tij Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA.
Balla deklaroi përmes një konference për mediat se pas mbledhjes së grupit do të ketë një komunikim. “Për pyetjen tjetër e kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e nesërme.
Ai deklaroi se në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale, komisionet janë ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shkurt.
“Sa i përket pyetjes së dytë që lidhet me dy komisionet dua të jem i qartë që komisionet janë ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë në muajin shkurt.
E kemi diskutuar këtë çështje edhe në konferencën e kryetarëve. Dua të jetë e qartë që sapo grupi parlamentar i PD dhe dy grupet e tjera të sjellin emrat do plotësojmë vendimin për vijimin e punës sipas mandatit”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje