Politike

Balla: Për mandatin e Orlando Rakipit vendosim të martën

Partia Socialiste do të dalë ditën e martë me një reagim në lidhje me deputetin socialist Ornaldo Rakipi, pasi babai i tij Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA.

Balla deklaroi përmes një konference për mediat se pas mbledhjes së grupit do të ketë një komunikim. “Për pyetjen tjetër e kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e nesërme.

Ai deklaroi se në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale, komisionet janë ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shkurt.

“Sa i përket pyetjes së dytë që lidhet me dy komisionet dua të jem i qartë që komisionet janë ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë në muajin shkurt.

E kemi diskutuar këtë çështje edhe në konferencën e kryetarëve. Dua të jetë e qartë që sapo grupi parlamentar i PD dhe dy grupet e tjera të sjellin emrat do plotësojmë vendimin për vijimin e punës sipas mandatit”, tha  Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë