Teksa kryeministri Edi Rama e konsideroi Ilir Metën si Presidentin me skandaloz që ka pasur vendi, dhe se votimi i tij në atë detyrë ishte i imponuar nga PS-ja pasi nuk i kishte votat për ta zgjedhur vetë, shumëkush priti një reagim të Ilir Metës nisur nga mënyra se si ky i fundit vepron në kësi rastesh.
Por ndërsa Rama po lëshonte batare fjalësh për Metën, ky i fundit postoi në faqen e tij Facebook disa foto relaksuese nga vizita e tij me arbëreshët në Itali.
“Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut…”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje