Politike

Rama e cilësoi presidentin me skandaloz, Meta i përgjigjet me foto atdhetare  

Teksa kryeministri Edi Rama e konsideroi Ilir Metën si Presidentin me skandaloz që ka pasur vendi, dhe se votimi i tij në atë detyrë ishte i imponuar nga PS-ja pasi nuk i kishte votat për ta zgjedhur vetë, shumëkush priti një reagim të Ilir Metës nisur nga mënyra se si ky i fundit vepron në kësi rastesh.

Por ndërsa Rama po lëshonte batare fjalësh për Metën,  ky i fundit postoi në faqen e tij Facebook disa foto relaksuese nga vizita e tij me arbëreshët në Itali.    

“Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut…”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë