Sport

Kampioni i dyfishtë olimpik skualifikohet 9 muaj, u rreshtua pro Putinit

Gazeta Si – Efektet e luftës ruse në Ukrainë. Kampioni i dyfishtë olimpik në not, Jevgeni Rulov, është skualifikuar 9 muaj nga të gjitha kompeticionet dhe aktivitetet nga federata ndërkombëtare. Pezullimi i tij vjen për faktin se ka marrë pjesë më 18 mars në një event në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, të organizuar nga presidenti Vladimir Putin.

Notari ka parakaluar në atë rast, duke mbajtur në xhaketë shkronjën “Z”, simbol të luftës. Rulov është një agjent policie. Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga Botërori i 2022-shit, kurse federata ruse u privua nga organizimi i Botërorit në vaskë në dhjetor, i parashikuar për t’u zhvilluar në Kazan.

Rulov me presidentin Putin. Gazeta Si, 22 prill 2022

Reagimi i qeverisë ruse nuk ka vonuar, Moska e ka kritikuar ashpër vendimin, duke e cilësuar politizim të sportit, që dëmton kompeticionet ndërkombëtare. “Mendojmë se vendimi është kundër vlerave të sportit. Në fund të fundit, dëmton federatat ndërkombëtare dhe komepticionet ndërkombëtare, nëse sportistët më të fortë nuk mund të garojnë”, – ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë