Gazeta Si – Dy incidente në të njëjtën ditë përhapin frikën se lufta po zgjerohet përtej kufijve të Ukrainës.
Në fillim shpërthimi i depove të karburantit në Rusi dhe sulmi në Tiraspol pranë ndërtesës së Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të Transnistrias.
Ky i fundit, është rajoni separatist pro-rus i Moldavisë lindore, për të cilin thuhet se po i afrohet agresionit.
Në të parën (në rend kronologjik), dy depo (një civile dhe një ushtarake, në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra) u hodhën në erë.
Njëra rreth orës 02:00 të natës së kaluar në qytetin Bryansk, 105 kilometra në linjë ajrore drejt kufirit ukrainas.
Ndërsa ai civil është në shërbim të të ashtuquajturit gazsjellës i miqësisë, i cili transporton naftë bruto ruse në Ukrainë, Poloni, Hungari dhe Gjermani.
Depozitat vazhduan të digjen për mbi dhjetë orë. Ka dy hipoteza: ose është vepër e një grupi sabotatorësh ukrainas, ose një sulm me dronë të prodhimit turk, por në përdorim nga Ukraina.
Ky, do të ishte të paktën sulmi i pestë në tokën ruse që nga 31 marsi.
Sulmi i dytë ndodhi rreth orës 17:00 në Tiraspol, kryeqyteti i republikës së vetëshpallur pro-ruse të Transnistrias.
Në këtë rajon, që nga gjysma e dytë e viteve 1990 ka pasur një dislokim të vogël (fillimisht 2400, tani 1500 njerëz) të forcave ruse.
Të paktën tre persona sulmuan ministrinë e Sigurisë në Tiraspol. Zyrat ishin të braktisura, kështu që nuk pati viktima, por u dëmtuan xhamat e shtëpive pranë, si dhe ato të objektit.
Një sulm nga rusët, sipas shumë analistëve moldavë, për të fajësuar Ukrainën dhe për të krijuar parakushtet për një ndërhyrje.
“Pse të sulmohet një ndërtesë që padyshim ishte bosh të hënën e Pashkëve?, – pyet Valeriu Pasha i “ËatchdogMd”. – Natyrisht jo për të shkaktuar viktima, por për të krijuar një çështje. Një provokim me kosto të ulët”.
Disa ditë më parë, gjenerali Rustam Minnekayev, kreu i distriktit qendror ushtarak rus, deklaroi se kontrolli “mbi Ukrainën jugore do t’i japë një pikë tjetër aksesi në Transnistria, ku janë vërejtur edhe raste të shtypjes së popullatës rusisht-folëse”.
Dhe nuk është asgjë e re, që oreksi i Moskës, siç u njoftua disa herë nga Zelenskij dhe këshilltarët e tij, do të kishte qenë qasja në Transnistria, ku Moska thotë se rusët janë të shtypur.
Për momentin, trupat e Moskës duhet së pari të pushtojnë Mikolayev, por deri tani janë mposhtur nga ukrainasit.
Aktualisht ata ndodhen 210 km në vijë ajrore larg kufirit nga Transistria. Shumë larg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje