Bota

Guterres në Moskë: Kemi nevojë për armëpushim  

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar në Moske me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov

Guterres ka theksuar nevojën për të bërë gjithçka për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Guterres.

Ai pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, kjo është vizita e parë mes  presidentit rus, Vladimir Putin dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në Moskë.

Pas vizitës së tij në Rusi, shefi i OKB-së do të udhëtojë përmes Polonisë në Ukrainë, ku pritet të takojë presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë