Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar në Moske me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov
Guterres ka theksuar nevojën për të bërë gjithçka për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Guterres.
Ai pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, kjo është vizita e parë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në Moskë.
Pas vizitës së tij në Rusi, shefi i OKB-së do të udhëtojë përmes Polonisë në Ukrainë, ku pritet të takojë presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje