Politike

Zelenskij, video-mesazh të martën në Kuvendin e Shqipërisë

Gazeta Si – Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskij do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh.

Mësohet e kreu i shtetit ukrainas, do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës që vjen.

Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.

Shqipëria, aleate e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë.

Po ashtu, qeveria i është bashkuar sanksioneve ekonomike ndaj Moskës si maë kundër pushtimit rus.

Presidenti i Ukrainës telefonoi më 5 mars kryeministrin Edi Rama, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, përmes një video-mesazhi falënderoi Tiranën për mbështetjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë