Bota

Guterres pas takimit me Putinin: Lufta përfundon kur ta vendosë Rusia

Gazeta Si – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dy ditë më parë ishte në Moskë dhe sot do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Misioni i tij ishte dhe vazhdon të jetë jashtëzakonisht i ndërlikuar.

Ii kritikuar ashpër nga Kievi se kishte shkuar fillimisht në Moskë, i vënë në vështirësi nga Putini (i cili fillimisht e bëri të takonte Ministrin e Jashtëm, Lavrov, dhe më pas e zbriti në “tavolinë”, ku lideri rus takohet me liderët “armiqësorë”), Guterres është detyruar të marrë një rol që ndoshta as ai nuk e kishte imagjinuar.

Dhe për të cilin, ai flet tani me Anderson Cooper të CNN, duke thënë fjalë të destinuara për të hyrë në historinë e konfliktit.

“Lufta, – tha ai, – nuk do të përfundojë me takime. Lufta do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë – pas një armëpushimi – mundësinë e një marrëveshjeje serioze politike. Ne mund të bëjmë të gjitha takimet në botë, por lufta nuk do të jetë kështu”.

Shefi i OKB-së dhe presidenti Vladimir Putin “ranë dakord në parim” për pjesëmarrjen e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në evakuimin e civilëve nga uzina e çelikut Azovstal gjatë një takimi gati dy orësh.

Fabrika e çelikut, e cila është shkatërruar pothuajse tërësisht nga sulmet ruse, është “xhepi” i fundit i rezistencës së organizuar ukrainase në Mariupol.

Rreth 2,000 trupa dhe 1,000 civilë thuhet se janë të strehuar në bunkerë nën strukturën e shkatërruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë